E pazakontë/ Dekorohet nga Presidenti me titullin “Nderi i Kombit”, ikin dritat gjatë ceremonisë në Teatrin “Migjeni” (VIDEO)

Një incident i pazakontë dhe i turpshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku ndërpreja e energjisë elektrike për disa minuta ka shkaktuar pamjet e mëposhtme në Teatrin “Migjeni”.

Aty po zhvillohej një ceremoni ku Presidenca do të dekoronte me titullin “Nderi i Kombit” Teatrin “Migjeni” në kuadër të 70-vjetorit të tij, ndërsa aktiviteti është dashur të ndërpritet për disa minuta për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Të pranishmit kanë ndezur blicet e celularëve të tyre pasi salla është errësuar e gjitha, ndërsa ky ishte eventi më i rëndësishëm kulturur për qytetin e Shkodrës këtë vit pasi Teatri “Migjeni” është i vetmi në vend që i akordohet titulli “Nderi i Kombit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të presidentit Meta, deputetë të mazhorancës dhe përfaqësues të lartë të politikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se aktiviteti ndërkohë nuk është ndërprerë duke vijuar kështu axhendën e parashikuar pas rikthimit të energjisë.

E pazakontë, Presidenca e vlerëson me titullin "Nderi i Kombit", ikin dritat në Teatrin "Migjeni"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?