E quajtën “të çmendur”, astronauti padit fëmijët për keqpërdorimin e financave
Astronauti amerikan Buzz Aldrin ka paditur dy fëmijët e tij dhe ish-menaxheren e financave se i kanë vjedhur paratë, si dhe po shpifin kundrejt tij. Padia, e cila u zbulua të hënën u dorëzua në një gjykatë në Florida, një javë pasi fëmijët e 88-vjeçarit kërkuan të merrnin kontrollin e financave të tij. Anëtarët e familjes së astronautit i kishin thënë gjykatësit se Aldrin po kërkonte një kujdestar ligjor, sepse po i dobësohej kujtesa. 88-vjeçari është njeriu i dytë që ka shkuar në Hënë.
Në padinë e tij ai pretendon se djali, vajza dhe ish-menaxherja e saj Christina Korp gjithashtu dëmtuan “marrëdhëniet e tij personale romantike”, duke e ndaluar që të martohet. Çështja qëndron tek menaxhimi i kompanisë së tij private, Buzz Aldrin Enterprises dhe organizatës së tij jofitimprurëse, Fondacioni ShareSpace.
Në një dosje ligjore më parë këtë muaj, fëmijët e tij Andreë Aldrin, 60 vjeç dhe Janice Aldrin, 60 vjeç, pretenduan se babai i tyre kishte filluar së fundmi të shoqërohej me miq të rinj, të cilët po përpiqeshin ta largonin atë nga familja e tij. Ata gjithashtu thanë se Aldrin ka shpenzuar para në një “nivel alarmant”. Ndërsa ish-astronauti pretendon se djali i tij dhe znj. Korp i kishin marrë në mënyrë të parregullt kontrollin e financave. Ai u shpreh se këtë gjë e bënë për tu pasuruar dhe vetë-punësuar.
Gjithashtu në padia thotë se fëmijët e tij kanë shpifur për të për vite me rradhë duke pretenduar se ai është i çmendur dhe se kishtë sëmundjen e Alzheimerit. Ai akuzon djalin e tij për shfrytëzimin e të moshuarve me “me vetëdije dhe me mashtrim apo frikësim” duke e privuar atë nga pasuria e tij ndërsa vajzën për mashrim dhe mosveprim në interesin e tij financiar. Djali i tij i madh nuk është përfshirë në padi.
Një ekspert i shëndetit mendor i caktuar nga gjykata po planifikon të vlerësojë Aldrin këtë javë. Në një deklaratë, fëmijët e tij thonë se janë të trishtuar nga padia “e pajustifikueshme”. Aldrin ishte pjesë e ekuipazhit të Apollo 11, i cili në vitin 1969 u bë misioni i parë që dërgoi me sukses dy njerëz në Hënë.
KOHA JONË SONDAZH

