E rrallë/ Ha fruta dhe perime për herë të parë pas 20 vitesh

Një burrë që hëngri vetëm kotoleta pule dhe patate të skuqura për gati 20 vjet, ka nisur të hajë fruta dhe perime për herë të parë.

Ryan Howarth vuan nga një çrregullim i rrallë ushqimor që nënkupton që dieta e tij ishte e kufizuar nga mosha katër vjeçare.

Por 21-vjeçari tani po ushqehet me të gjitha llojet e ushqimeve të shijshme pasi ka kryer terapi për çrregullimin e tij ushqimor selektiv.

“Unë hëngra vetëm ushqimet që doja”, tha Ryan.

“Kur dikush më kërkoi të haja diçka tjetër, reagova në të njëjtën mënyrë që shumica e njerëzve do të reagonin nëse do t’u kërkoja që të hanë një ushqim ekzotik, si insekte“, shtoi ai.

Ryan, nga Andover në Hants, tha se familja e tij ishte e shqetësuar se dietat e tij mund t’i shkaktonin probleme shëndetësore më vonë në jetë.

Pasi kaloi disa seanca me një terapist, tani ai mund të hajë pothuajse çdo gjë.

Tani ha gjëra kaq të ndryshme,” tha ai.

‘Është e mahnitshme se si unë jam duke shijuar ushqime që kurrë nuk kam pritur që do t’i doja.’

Ananasi është i preferuari i tij dhe kohët e fundit doli për të ngrënë me babain e tij për herë të parë pas kaq shumë vitesh.

Ai ka ndjerë gjithashtu një përmirësim në nivelet e tij të energjisë që nga marrja e ushqimeve të reja.

Nëna e tij Christiane, 45, ka parë edhe një ndryshim të personalitetit tek djali i saj.

SHKARKO APP