“E shtuna falas”, nisma më e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

Nisma e quajtur, “E shtuna falas në Galerinë Kombëtare të Arteve”, e cila vjen me qëllim nxitjen e publikut drejt artit dhe kulturës, ka bërë që GKA sot të çel dyert e institucionit, i cili është vizituar nga disa fëmijë të vegjël shoqëruar nga prindërit, nxënës, të rinj dhe të moshuar, të cilët kanë shijuar sot të vërtetën e artit pamor shqiptar.

Mëngjesi dhe mesdita janë shoqëruar nga vizita të qeta nga disa qytetarë të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Galerinë Kombëtare të Arteve.

Fluksi më i madh i vizitorëve është regjistruar pas ores 12:00, orë kjo e cila ka sjellë disa flukse njerëzish(familjarësh nga vëndi dhe të huaj), të cilët kanë shfaqur një interest mjaft të madh lidhur mbi ekspozitat aktuale që vijojnë të qëndrojnë të hapura në GKA, ashtu sikurse edhe mbi të gjitha linjat muzeale.

“Retrospektivë”, ekspozita e cila paraqet veprat e Sadik Kacelit, ka qënë edhe ajo që ka tërhequr vëmendjen e pjesës më të madhe të vizitorëve, të cilët janë ndalur për të shijuar vizatimet, grafikat, dhe pikturat e realizuara nga Artisti i Popullit përgjatë viteve 1920, e deri në fund të viteve 1990.

“E shtuna falas në Galerinë Kombëtare të Arteve” ka si qëllim nxitjen e publikut drejt artit dhe kulturës, në prag të nisjes së projektit të “Edukimit Artistik”, dhe GKA me këtë rast do të mirëpres me hyrje falas një të shtunë në çdo muaj të gjithë publikun.

SHKARKO APP