E tradhtoi një ditë para lindjes, Khloe merr vendimin për bashkëshortin

Khloe Kardashian u bë vetëm një ditë më parë nënë e një vajze.  Kudo në media shpërtheu lajmi se në fakt Khloe lindi para kohe për shkak se në rrjet qarkulluan video të bashkëshortit të saj, teksa e tradhtonte në një club me dy vajza të tjera. Khloe dje solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe pavarësisht se çifti janë në një periudhë tensioni, basketbollisti i qëndroi pranë partneres në maternitet. Tani pritej me padurim nga fansat e tyre se çfarë vendimi do merrte Khloe Kardashian për lidhjen e tyre dhe burime pranë tyre tregojnë se biznesmenia është aktualisht shumë e lumtur me ardhjen në jetë të vajzës, aq sa kjo lumturi e ka shtyrë edhe ta falë Tristanin.

SHKARKO APP