Ecni ngadalë? Shkencëtarët jo lajme të mira për 40-vjeçarët

Ecni ngadalë? Kujdes, se trupi juaj po ju dërgon sinjale të këqija. Sipas një studimi të publikuar nga BBC, nëse ecni ngadalë në të 40-at, atëherë mund të jeni duke u plakur më shpejt se ç’duhet. Të jesh i ngathët mund të jetë një shenjë e një truri dhe një trupi të plakur. Shkencëtarët kanë kryer një test me persona të kësaj grupmoshe.

Testi i ecjes zakonisht u bëhet moshave mbi 65 vjeç për të parë parametrat e forcës së muskujve, mushkërisë, drejtpeshimin, shtyllën kurrizore dhe shikimin.

Vetë shkencëtarët e mbledhur nga shumë vende të botës u habitën kur panë rezultatet te personat që sot janë 45 vjeç në Zelandën e re ku dhe u krye eksperimenti me matje ndër vite. Më i shpejti prej tyre ecte me 2 metër për sekondë pa vrapuar. Ata që nuk e arrinin këtë parametër shfaqën probleme edhe në mushkëri, dhëmbë dhe sistemin imunitar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?