Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Çfarë ka ndodhur me valutat kryesore?!

Gjatë kësaj jave monedha e Eurozonës ka regjistruar një dobësim të lehtë dhe gradual duke e mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 122.71 lekëve.

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rritje progresive e cila është ndërprerë ditën e premte për të zbritur në nivelin e 111.36 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Sa i përket Paundit britanik, periudha e 11-15 nëntorit ka shënuar një rritje të vazhdueshme duke kapur në fund të saj vlerën e 143.39 lekëve.

Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë e fortë duke ruajtur vlerën e saj prej 112.52 lekë edhe në fund të kësaj jave.

SCAN

SHKARKO APP