Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 05 tetor 2019
Gjatë kësaj jave monedha e Eurozonës ka regjistruar një rritje graduale e cila është mbyllur në fund të saj në kuotën e 122.58 lekëve.
Ndërkaq Paundi Britanik ka pësuar luhatje të vazhdueshme të vlerës gjatë periudhës së 30 shtator- 04 tetor, duke e mbyllur në fund nivelin e 137.71 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Dollari Amerikan pas një rritjeje të ndjeshme ditën e martë dhe të mërkurë, ka shënuar një rënie duke zbritur ditën e premte 03 tetor, në vlerën e 111.66 lekëve.
Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë e fortë edhe pse me disa lëkundje të lehta të vlerës gjatë kësaj jave e ka mbyllur atë në kuotën e 112.15 lekëve.
SCAN