Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 19 Tetor 2019

Monedha e Eurozonës është karakterizuar nga një rritje progresive për gjatë tërë kësaj jave duke arritur në fund të saj në kuotën e 123.84 lekë.

Ndërkaq Paundi Britanik është forcuar ndjeshëm me një rritje të rëndësishme gjatë ditës së Enjte por ditën e djeshme ka humbur pak pikë duke e mbyllur sidoqoftë këtë javë në kuotën tejet pozitive prej 143.63 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Dollari Amerikan ka arritur pikun në mes të kësaj jave pra ditën e mërkurë dhe më pas ka pësuar një rënie të vazhdueshme që është mbyllur dje në nivelin e 111.37 lekë, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Ndërsa Franga Zvicerane e shoqëruar gjatë periudhës së 14-18 tetorit me disa luhatje të lehta e ka mbyllur javën pozitivisht në vlerën e 112.71 lekë. / SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?