Edhe çmenduria duhet te kete nje cak!!!
Nga Dritan Kaba-
Aplikacioni i shpikur nga mendja bosh e Edi Rames, e cila nuk perdoret as ne vendet me te zhvilluara te botes eshte nje cenim i hapur i te dhenave personale!
Kjo “shpikje” po le pa kujdes pensionistet apo te pamundurit.
Kjo “shpikje” po i shkakton neuroze te gjithe popullesise se mesme edhe te varfer, qe jane rreth 80% e shqiptareve!
Ne asnje vend, po ne asnje vend te botes, nuk jane perdorur keto masa, qe e rendojne situaten e njerezve te shendetshem dhe keqsojne shendetin e atyre, te cilet kane semundje kronike dhe e kane jetesore levizjen e perditshme.
Si mundet, qe njerezit duhet te kene patjeter celular qe te kryejne nevojat e tyre! Duhet te kene celular qe te marrin te drejten t’i sherbejne familjes, prinderve, femijeve te tyre. Ai qe nuk e disponon ose nuk kupton nga aplikacionet duhet te vdese se keshtu iu shkrep ne koke gjithologut???
Sot ka mijera familje qe nuk kane buke, Edi i kerkon te mbushin celularin me leke!
Si mund te mbahen bagetite dy dite mbyllur??? Si mund te lesh ne keto kohe serat dy dite pa punuar? Si mund te lesh kosheret dy dite pa i pare? Si mund te mbahen kafshet shtepiake dy dite mbyllur? Edhe lufte te jete ato duan sherbimin e tyre!
Mijera biznese jane ne faliment te plote!
Kjo qe po kalojme sot do te jene nje enderr e bukur pas pandemise ekonomike dhe hemorragjise njerezore qe do pesoje kombi neser!
Edi Rama eshte i vetmi kryeminister ne bote qe i kerkon qytetareve te tij te hajne nje here ne dy dite dhe te mbyllin gojen perballe çmendurise se tij!
Opozita duhet t beje rolin e saj pa pasur frike nga stigmatizimi i mediave te oligarkeve edhe te blera me parate e krimit dhe korrupsionit!
Kjo realisht eshte lufte, por me çmendurite e nje individi, qe po i vlereson qytetaret e Shqiperise si kavie eksperimentale!
Opozita duhet çdo ore, minute edhe sekonde te ngreje zerin per 80% te shqiptareve, qe jane pa asnje ndihme nga shteti!
Opozita duhet t’i qendroje pa asnje medyshje angazhimeve te saja para shqiptareve se ajo di ta menazhoje shume me mire kete situate. Asgje nuk duhet ta lekunde ate nga qendrimet e drejta te saj.
Edi Rama i ka bere mire llogarite e tij elektorale edhe ne kete situate pandemie! Bashkite, qe zoteron, po çojne lemoshat vetem tek ata qe dikur i kane blere voten dhe te votuesit e saj. Rama ka mbi 90% te te punesuerve ne ndermarrjet shteterore, ne administrate, ne bashkite e vendit, anetare te partise se tij. Ai e di kete. Keta e marrin rrogen e tyre. Ndersa votuesit e opozites pergjithesisht punojne ne biznese private ose jane te papune! Ky ndeshkim, qe po ben Edi Rama,eshte genocid! Nga nje ane jane mijera, te cilet nuk marrin asnje te ardhur dhe nga krahu tjeter jane thuajse te gjithe kane ne familje nga nje te punesuar, minimumi. Njeres pale i kerkon te haje nje here ne dy dite se eshte ne lufte, por nga ana tjeter miqve te oborrit te Surrelit i jep tendera edhe ne kete periudhe te veshtire ekonomike! PPP korruptive vazhdojne te mos humbin asnje lek!
Ndaj qendrimi pa asnje ekuivok i Opozites nuk duhet te mungoje.
Shqiperia do jete vendi, i cili do vuaje me rende nga te gjithe te tjeret pandemine ekonomike edhe ate te te virusit te “etheve hemorragjike” te kombit!
Qendrimi ndaj ketyre dy pandemive te frikshme do jete edhe ndryshimi thelbesor qe Opozita duhet te kete me Rilindjen. Opozita duhet te beje çmos te mos ndodhin keto dy pandemi! Ndersa Rilindje po pret te sjelle mijera emigrante nga Azia edhe Afrika se keshtu ia kerkuan edhe oligarket e saj! Per Rilindjen nuk ka asnje rendesi Shqiperia, per ta ka rendesi patia dhe pushteti! Per Rilindjen rendesi kane PPP korruptive te vazhdojne pa asnje cenim! Arroganca e perdorur ne çdo komunikim e tregon mjaft qarte kete. Ajo i sherben vetem llogarive te saja elektorale dhe jo shteti shqiptar, qytetareve te saj.
Opozita duhet te vendose Shqiperine dhe shqiptaret te paret.Ky duhet te jete dallimi mes saj edhe Rilindjes!
Opozita duhet ta beje shume qarte kete dallim pa asnje terheqje nga kerksat saj shume te ralizushme, per hir te Shqiperise, te Kombit dhe te ardhmes se shqiptareve!