Edhe dy ditë nga shembja e regjimit
Nga Skënder Sadri KAPITI –
Edhe dy ditë na ndajnë nga 25 Prilli, Dita kur verdikti popullor do ta shëmbë regjimin e korrupsionit dhe të krimit, të trafikimit të drogës, të shitblerjes së votës dhe të pazareve me trojet shqiptare , të detit dhe të ndarjes së Kosovës.
25 Prilli dita e triumfit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si dita shëmbjes së regjimit të Edi Ramës regjimi më i keq në historinë e shqiptarëve pas regjimit të komunizmit, e ndoshta edhe me i keq se ai.
Atë ditë sytë dhe shpresat te zgjedhjet në Shqipëri janë jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë ,por edhe të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi, Sanxhakut dhe të diasporës.
Shqiptarët janë përballë dhe duhet të votojnë e të zgjedhin alternativën e ndryshimit, pasi në të kundërt rrezikohet e ardhmja e shqiptarëve, e rinisë shqiptare dhe perspektiva e vetë Shqipërisë.
Me 25 Prill shqiptarët duhet ta ndëshkojnë regjimin autokratik, korruptiv dhe kundërproduktiv e antiintegrues, në mënyrë që Shqipëria të dalë nga bataku dhe rruga e errët plot me rreziqe e pengesa ku e ka futur rilindja socialiste. Shqiptarët me 25 Prill do të ndahen nga tranzicioni, dhe do të jetë dita e fillimit të besimit dhe e kthimit të shpresës për punë, për drejtësi, për mirqënie, për prosperitet, për zhvillim e punësim, si dita kur do fillojë që të ndërpritet eksodi dhe shpopullimi i Shqipërisë.
Shqiptarët me 25 Prilll do ta ndëshkojnë regjimin hibrid korruptivo-komunist që e instaloi rilindja e së keqes e Edi Ramës, regjim i cili për intersa pushteti nxori në pazar edhe interesat kombëtare dhe trojet shqiptare.
Prandaj shqiptarët do t’ia besojnë ndryshimni Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, alterntiva e cila do t’i japë fund epokës së errët të tranzicionit në Shqipëri dhe regjimit korruptiv e antikombëtar të rilindjes të së keqes dhe të Edi Ramës.