Edhe këtë herë nuk fiton Kadare, Nobelin e merr bjellorusja Alexievich

 

Shkrimtarja bjelloruse Svetlana Alexievich mori sot çmimin Nobel për letërsinë.

Akademia suedeze njoftoi sot në mesditë fituesen 67-vjeçare të çmimit Nobel në Latërsi 2015 pas shqyrtimit të një numri rekord kandidaturash, 198 të tilla, nga të cilat 36 kandidojnë për herë të parë.

Favoritët ishin Ngugi ëa Thiong’o nga Kenia, Svjetlana Aleksijeviç nga Bjellorusia, poeti i lindur në Siri, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar), norvegjezi Jon Fosse si edhe Haruki Murakami nga Japonia.

Edhe pse ekspertët e letërsisë kanë bërë lista fituesish, kjo gjë vlen pak për shkak të faktit se akademia asnjëherë nuk publikon lista favoritësh.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi shkrimtari francez, Patrick Modiano, edhe pse favoritë ishin amerikanët Joyce Carol Oates dhe Philip Roth.

Njoftimi i sotëm do të jetë historik pasi do të jepet për herë të parë nga një grua, Sara Danius. Qershorin e kaluar, Danius ishte e para grua në drejtim e akademisë, si sekretare, pas më shumë se 200 viteve.

SHKARKO APP