“Edhe zogjtë i mashtrojnë” promovohet në Lezhë

Në sallën “At Gjergj Fishta “në Bibliotekën Publike “Gjergjj Fishta “ në qytetin e Lezhës , është promovuar vëllime me tregime i poetit Bislim Ahmetaj mes miqve, dashamirësve, poetëve, shkrimtarë, krijues , gazetarë etj, të cilët vlerësuan autorin e krijimtarinë e tij të pasur. Nën moderimin e aktivitetit të drejtoreshës së Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta “, Lezhë, autori Bislim Ahmetaj, dëgjoi nga miqtë, kolegët e tij poezitë e tij nga përmbledhja poetike e sapobotuar “Edhe zogjtë i mashtrojmë”.

Prezantimi i këtij libri erdhi përmes leximit të poezive nga poetë e shkrimtarë, ndërsa kritiku e shkrimtari Mark Simoni, përshkroi truallin që e ka mbrujtur këtë poezi – pasuria orale e traditës më të mirë të trevës së Tropojës, përmasa vertikale e të menduarit në harmoni me dimensionin e peizazhit që ka rrekur syri i poetit, apo fuqia për të shpallur përjetimin e ndjeshmërinë me sinqeritet si bir I kësaj zone.

Ky vëllim poetik, i katërti i Ahmetajt, vjen “si një zë që ka patur nevojë të dalë, për të treguar atë që ndjej, si e përjetoj, çfarë më trazon, kush jam, si më mveshin ëndrrat, trillët, absurdi, përditshmëria…”, -tha autori Bislim Ahmetaj për miqtë, ndërsa veçoi se “e përcjell me shumë emocion këtë tubim, i cili ndodh në një qytet të begatë artistikisht e në një vend që mban emrin dhe peshën e At Fishtës”, që e theksoi edhe gazetari e publicisti Alfons Zeneli .

 Jak Rrozhani

SHKARKO APP