Edi Rama luan basketboll me kostum dhe kollare (VIDEO)

Emisioni sportiv ASISIT është rikthyer pas shtatë vitesh në Kosovë. Moderatori ka zgjedhur kryeministrin Edi Rama si personazhin e mbrëmjes, duke qenëse ka qenë më herët basketbollist.

Ndryshe nga ç’e shohim Ramë veshur sportiv, mbrëmjen e sotme kryeministri Rama është shfaqur në studio me kostum dhe kollare. Madje, ai shpesh në gjuajtjet që nuk ishin në shenjë, justifikohej me faktin që ishte veshur me kostum.

Kur moderatori i tha se do të vënë bast për ndeshjen, Rama me shaka iu përgjigj: ”Bastet i kemi ndaluar me ligj në Shqipëri, apo ktu jemi me ligjet e Kosovës”.

SHKARKO APP