Edi Rama mes Sulltan Mehmetit dhe Bill Gates

Nga: Brisida Gjikondi

Edi Rama !

Shpikësit të shtetit teknologjik me emrin Portal, i cili ndoshta në nënvetëdije e ka kuptuar që administrata është një grumbull parazitësh partiak, ku vetëm 5% e tyre punojnë të tjerët dredhin zinxhirin e korrupsionit ose të rrogës qyl .. i cili tashmë shtetit ja ka anulluar dhe injoruar të gjitha ligjet organike pasi çdo gjë e bën Portali .. i them le ti shkoj deri ne fund ideve të tij inovative teknologjike në këtë shekull të ri…

1. Të rikonsideroj çdo Institucion shtetëror por dhe Kushtetues parazit.

2. Të rikonceptoj një organigramë rrënjësore për shtetin shqiptar nga themelet e lart.

3. Të largoj meshkujt nga administrata në shumicë të cilësuar dhe të inkurajoj femrat (përherë më janë dukur dështakë meshkujt që gjëmojnë si qylaxhinj rrogat e shtetit dhe sdalin në xhunglen e privatit ti masin forcat me shoket dhe veten)

4. Duke qënë se Kushtetuta tashmë ka humbur tërësisht harmoninë, strukturën dhe funksionin e saj ka ardhur momenti që të ndërmeren inisiativa kushtetuese për ta rikonceptuar atë siç duhet. Duke i kthyer autoritetin dhe dinjitetin, si dhe të pastrohet nga disa Institucione që janë sanksionuar kotësisht tek ajo dhe këtë fakt e kanë provuar me paaftësine e tyre.

5. Shqiptarët skanë më gjak, shpirt dhe durim për ti dhënë kësaj armate intrigantësh dhe qylaxhinjsh që kanë pushtuar institucionet e shtetit shqiptar. Jemi për faqe të zezë, Ministritë, Institucionet e cfarë do lloji vazhdojnë drejtohen dhe funksionojne me mëndësi dhe organigrama tejet të vjetëruara dhe mbingarkuara tashmë, të gjithë në qeverine dhe shtetin qe ti drejton urrejne njeri tjetrin, spiunojne njeri tjetrin, tenderat dhe korrupsionet jo vetem tek ty por dhe tek Basha… dhe e di pse.. sepse aty janë qyl, pa merita, pa karrierë vlerash.. por edhe sepse i ke marrë për flokësh dhe i ke emëruar si skllevër të bindur…

6. Dhe e fundit… ta dinë shqiptarët se si dhe nga kush administrohet ky shtet ty dhe gjithë klasen politike qe ka rrjepur kete vend per 30 vjet ju hedhin knockdown.. por ata se dinë.. kush do ja u thotë…. emërimet, rrogat, dietat, karburantet, korrupsionet, tenderat kriminale që në 30 vjet ja keni amnistuar njëri tjetrit.. dhe tani janë shtresëzuar si normalitet…

Thashë të ta shkruaja në portal.. po ja që skam adresë në EAlbanian që ti ke shpikur…. po shpikjet çoji deri në fund o “trim”.. krasite këtë shkurre gjigande që quhet shtet.. bëje efikase.. smund të flirtosh dhe me Sulltan Mehmetin.. dhe me Bill Gates.. njërin duhet ta zgjedhësh…

SHKARKO APP