Edi Rama “nderon” arkitektin Maks Velo, sot në ditën e varrimit i hap rrugën shembjes së Teatrit….

Politika është e maskarenjve, – një paradigmë krejtësisht e saktë. Sot, hipokrizia politike ka arritur kulmin në SHqipëri. Nga një anë, Erion Veliaj me kamera në mënyrën më të pështirë shkon në varrimin e arkitektit e piktorit Maks Velo, ky i fundit një nga njerëzit më rezistentë, që ua ka numëruar një më një argumentet, çdo mbrëmje në sheshin e Teatrit, pse nuk duhej shembur, mu përballë zyrave të bashkisë. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, një ditë më parë Edi Rama shkruan për “mikun” e tij Velo, një mesazh lamtumire. Ndërsa sot në mënyrën me kriminale firmos vendimin arbitrar, të kalimit të Teatrit Kombëtar, në pronësi të Bashkisë. Ky është nderimi më i turpshëm që do të hyjë padyshim në historinë e turpeve të këtij vendi, që kryeministri në ditën e varrimit të arkitektit që mbrojti në mënyrë të flaktë deri në sakrificë Teatrin t’I japë shqelmin e fundit atij, duke I hapur rrugë shembjes.

Maksi do t’i shkulte flokët nga kjo gjëmë e fundit e Ramës mbi Teatrin. Por, maskarallëku në këtë vend nuk ka të sosur. Kjo është historia që do të na vijë turp të gjithëve që nuk e mbrojtëm dot Maksin as në këtë ditë, akoma më të vetmuar për të, pas vetmisë së jetës së gjallë.

Kryeministri shqiptar shperfill Europa Nostra qe e shpalli monument ne rrezik, duke pezulluar cdo vendim politik mbi te…Por, Rama s’ndalet me arbitraritet në këtë kohë të rëndë..po ashtu fyen edhe mikun e tij, mbrojtesin me heretik te arkitektures se Teatrit, arkitektin Maks Velo, pikerisht sot ne ditën e përcjelljes së tij për në banesën e fundit…Ç’është ky nderim i pështirë i kryeministrit shqiptar?! Standard.al

SHKARKO APP