Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombetar të Teatrit Butrinti 2000
Nga Alfred Bualoti *
60 vjet më parë , themeluesi i Festivalit të Avignonit, Jean Vilar thoshte: “Po, ne duhet të ngulmojmë, të sakrifikojmë! Se nese politikë-bëresit apo të fortët e politikës nuk besojnë më tek kultura, kjo do të thotë se ata nuk besojnë më tek sovraniteti i popullit.”
Pra, përballë dëshpërimit tonë nga politika, kultura dhe arti lind një politikë të re, që s’është aspak diçka simbolike, por një shëmbull emblematik i mishëruar nga ndjenja të sinqerta të shpirtit njerëzor. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti2000” me ngulmimin e rezistencën e tij, me angazhimin e qindra artistëve nga mbarë bota, të cilët përbëjë zërin e njerëzve që refuzojnë një botë të privuar kanë shprehur qartazi, që mrekullia skenike, kurajo dhe shpresa do të përbënin doemos një zgjidhje, një të ardhme. Të ngulmojmë që vendimet e ndryshimeve të mëdha mbi gjeneratat, të kalojnë nga kultura, pasi kjo është thelbësore për një shoqëri të civilizuar e të itegruar. Edukimi fillon nga kultura dhe kultura është një edukim i vazhdueshëm. Duhet të ngulmojmë me egzigjencën intelektuale, me besimin tek inteligjencia e publikut, tek angazhimi i artistëve dhe ndërgjegjësimi i poetit. Zelli dhe etja shpirtërore e publikut të shumtë në këto 15 edicione të Festivalit Butrintit i ka dhënë kurajo, shpresë dhe jetë, dëshirës së ndryshimeve në të ardhmen edhe pse shpesh rrethanat bëjnë të kundërtën. Padyshim që të besosh, të rezistosh e të ngulmosh , ky është destinacioni më i mirë i kulturës apo i Festivali Ndërkombëtar të Butrintit. Pra, ne kemi detyrën të rezistojmë e të ngulmojmë. Këtë detyrë ky aktivitet emblematik i turizmit kulturor e ka për gjeneratat që vijnë, pasi nga kulturat e mijëvjeçarëve ne rezikojmë harresën. Butrinti me Festivalin e tij është një xhevair në gjirin e vendit, ai duhet të ekspozohet sa më bukur që të duket sa më i rrallë.
*Drejtor i Festivalit