Edicioni i tretë i “Design Overview in Tirana”
Renato Tata, bashkëthemelues i iniciatives, ka theksuar se “na gëzon pa masë interesi për pjesëmarrje nga të gjithë profesionistët e fushës në Shqipëri dhe në rajon, të cilët vetëm 4 ditë pas hapjes së regjistrimeve për ftesa online tejkaluan pritshmëritë që kemi pasur fillimisht”.
“Interesi na ‘detyroi’ që të kerkojmë një sallë me kapacitet më të madh sic është Katedralja Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, ndërkohë vetëm pak ditë para aktivitetit ka gati 450 pjesëmarrës të interesuar”, është shprehur ai.
Për herë të parë Design Overview in Tirana organizohet nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, European Design Festival dhe të iniciativës ndërkombëtare DesignLobby.