“Edukata Qytetare” lënda e detyrueshme në shkollat italiane
Në sistemin arsimor në Itali pritet të futet së shpejti një lëndë e re; edukata qytetare.
Në Parlamentin Italian Partia Lidhja ka propozuar miratimin e një draft ligji që kërkon mësimin e detyrueshëm të edukatës qytetare që nga kopshti deri në përfundim të ciklit të shkollës së mesme, pra nga mosha 3 deri në 18 vjec
Ka qënë vetë lideri i Partisë Lidhja, njëherësh zëvendës kryeministër e ministër i brendshëm Matteo Salvini i cili së bashku me ministrin e arsimit Marco Busetti e ministrin e familjes Luciano Fontana i kanë kërkuar deputetëve italianë aprovimin e këtij projekti që synon të vendos shkollën në qëndër të shoqërisë e të ardhmes së vendit.
Lideri i Partisë Lidhja, Matteo Salvini ka shprehur nevojshmërinë e këtij projekti duke denoncuar rastet gjithnjë e më të shpeshta të mungesës së respektit të nxënësve e prindërve të tyre ndaj mësuesve e profesorëve. “Është e pa pranueshme, është shprehur ai që pas një note të ulët, prindërit të hedhin në gjyq apo të dhunojnë fizikisht profesorin. Është e pallogjikshme, ëshë shprehur Salvini e duhet mësuar respekti.”
Për ministrin italian të arsimit Marco Busetti “lënda e edukatës qytetare është e nevojshme për një koncept të ri të ligjshmërisë dhe kuptimit të idesë se cfarë është publike është e jona dhe e shoqërisë.”
Ky draft ligj parashikon që lënda e re e edukatës qytetare të përfshijë dhe edukatën rrugore e ambientale si dhe të luftojë fenomenin e varësive nga droga e alkooli, si dhe luftën kundër bulizmit e cyberbulizmit.
Për këtë lëndë të re mësimore, qeveria italiane parashikon të lëvrojë fondin prej 1 milionë euro.
Zërat kritikë e opozitarë të qeverisë aprovojnë këtë propozim duke kërkuar se lënda e edukatës qytetare duhet t’u mësoj të rinjve dhe bashkëjetesën, integrimin, mikpritjen e respektin ndaj kulturave të tjera të pranishme sot në shoqërinë italiane.