Efikasiteti i përdorimit të mushkonjave si armë lufte, që nga antikiteti deri te globalizmi

Historikisht, mushkonjat kanë qenë ndër insektet më të frikshme, dhe kjo për shkak të rreziqeve vdekjeprurëse që ato bartin. Madje thuhet se një nga arsyet kryesore që ushtria fitimtare e Aleksandrit të Madh u detyrua të ndërpriste luftimet në Indinë e largët ishte përgjysmimi i saj nga malaria.

Vlerësohet se mushkonjat kanë vrarë më shumë njerëz se çdo shkak tjetër i vetëm.

Për shkak të mushkonjave të infektuara kanë vdekur rreth 52 miliardë njerëz, pothuajse gjysma e e atyre që kanë jetuar deri më sot! Dhe pse gati të parëndësishme në madhësi, faktet kanë treguar se falë “përdorimit mjeshtëror” të tyre, është arritur ndryshimi i rrjedhës së ngjarjeve historike, duke çuar kështu në shpëtime ose shkatërrime perandorish.

Në vitin 1698 misioni i dështuar me pesë anije i Kompanisë Skoceze në Panama, i cili rezultoi në një katastrofë të vërtetë, për shkak të etheve të verdha dhe malaries të transmetuara nga mushkonjat te kolonët dhe tregtarët skocezë, pati një efekt të papritur! Skocezët pas dështimit të tyre transatlantik, u detyruan të pranojnë bashkimin me Anglinë!

Disi kështu mushkonjat kontribuan në krijimin e Britanisë së Madhe!

Më vonë, mushkonjat ndihmuan amerikanët në fitoren e pavarësisë së tyre, duke vështirësuar jetën e ushtrisë angleze që kishte ardhur nga Evropa, ndërkohë që diçka e ngjashme ndodhi dhe me revolucionarët e Amerikës Latine në luftë kundër Spanjollëve, përfshirë këtu dhe Saladinin kundër kryqtarëve, Napoleonin dhe nazistët, të cilët nuk nguruan t’i vinin në shërbim të interesave të tyre.

Në shek. e 20-të, DDT përbëri armë kryesore ndaj mushkonjave për luftimin e malaries në vende të ndryshme të botës, por jo në Afrikë, ku klima favorizon riprodhimin dhe përhapjen e mushkonjave dhe sëmundjeve të tyre.

Më vonë, mushkonjat transportuan në Perëndim sëmundje të tjera si, virusi i nilit perëndimor, i cili pushtoi Nju Jorkun në 1999, por edhe vende të tjera.

Sipas New Yorker dhe Science, insekticide të reja zëvendësuan DDT, ndërsa tani shkencëtarët po zhvillojnë armë të reja (p.sh. modifikim gjenetik mushkonjash), si dhe vaksina.

Qëllimi nuk është eliminimi i mushkonjave, që në fakt nuk është aspak i lehtë, por zvogëlimi i aftësisë së tyre për të bartur viruse dhe parazite, si dhe në të njëjtën kohë, prodhimi i disa barnave më efektive për parandalim ose trajtim.

Pavarësisht përpjekjeve të kryera nga ana e shkencëtarëve, mushkonjat vazhdojnë të vrasin më shumë se 800,000 njerëz çdo vit, kryesisht në Afrikë. Globalizimi, i cili lehtëson udhëtimin dhe tregtinë ndërkufitare, luan një rol kryesor, duke shtrirë ndikimin e mushkonjave përtej tropikëve dhe duke nxjerrë në dritë sëmundje të ndryshme ngjitëse (p.sh. ethet e dengos, zika-n etj).

Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike po zgjerojnë gamën e veprimit të mushkonjave në një gjerësi gjithnjë e më veriore.

Një studim i fundit vlerëson se në vitet e ardhshme, një miliardë më shumë njerëz do të ekspozohen ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat./albstroka.com

SHKARKO APP