‘Eja të takohemi për një libër’, nis fushata e leximit

Për të dytin vit radhazi Ministria e Kulturës nis fushatën e kombëtare të leximit me moton ‘Eja të takohemi për një libër’.

Figura të njohura nga bota e librit dhe kulturës kanë mirëpritur nismën, duke kërkuar vijimin e mëtejshëm të nismave të tilla. Ministrja, Mirela Kumbaro theksoi në takim se arti i dashurisë është libri, ndaj dhe autori, përkthyesit dhe botuesit kanë rëndësi thelbësore.

Mirela Kumbaro: “Botuesi është hallka e domosdoshme për eksiztencën reale e këtyre duke u dhënë jetë, e duke i bërë të udhëtojnë . Por ç’kuptim do të kishte kjo jetë nëse Ai, Lexuesi nuk do të jetë aty në fund për të zinxhirit për ta pritur librin, për ta prekur, marrë, blerë dhe huazuar.”

Ministrja u tërhoqi vëmendjen mësimdhënësve të cilët sipas saj kontributin e tyre akademik duhet ta shtrijnë mureve të institucioneve arsimore.

Lindita Nilkolla: “Dje kam thirrur mësues të shkollave të ndryshme të kësaj nënprefekture të cilët si pioner të edukatës dhe kluturës nuk duhet kurrë sesi ta kufizojnë veprimin e tyre brenda katër mureve të shkollës por duhet në çdo rast dhe në çdo mënyrë ta quajnë veten si misionar të ideve dhe të parimeve të reja të qytetërimit dhe të kulturës të këtij shekulli.”

Fushata Kombëtare e Leximit “Takohemi për një libër” 2017 përfshin 200 aktivitete leximi në të gjithë vendin. Ajo ka nisur në 31 tetor 2017 për të përfunduar në 10 dhjetor.

/Oranews.tv/

Ora News - ‘Eja të takohemi për një libër’, nis fushata e leximit

SHKARKO APP