Ekspertët analizojnë gjuhën e trupit të Princ William, çfarë babai është ai

Fëmijët, mbeten fëmijë, në u rritshin në një pallat mbretëror apo jo! Gabojnë, luajnë, bëjnë rrëmujë e bërtasin! T’i edukosh nuk është e lehtë dhe as Princi Ëilliam e Kate Middleton nuk bëjnë përjashtim. Ndonëse fëmijët kanë një dado spanjolle në pallatin mbretëror, ata sërisht kohën më të madhe duan ta kalojnë me prindërit ! Sjelljet e këtyre të fundit janë analizuar nga ekspertja e gjuhës së trupit Susan Konstantin dhe se në çfarë përfundimesh ka dalë ajo do e lexoni më poshtë:

Ai nuk ka frikë të shfaqë dashurinë për fëmijët e tij në publik, gjë që është jashtëzakonisht e rrallë për një mbret të ardhshëm. Përqafimet e forta tregojnë një nivel intimiteti jo të zakonshëm për pjestarët e familjes mbretërore.
Në këto momente, Princi George duket i qetë dhe i relaksuar në krahët e babait të tij. Këto momente janë dëshmi se marrëdhënia e Princit William me fëmijët e tij janë krejtësisht të pavarura nga turma apo situata kaotike rreth tij.” Në vend të kësaj, Princi Ëilliam është tërësisht i fokusuar tek fëmijët e tij duke u siguruar që ata të ndihen të sigurtë.

Edhe kur nëna është “qëndra e botës” për fëmijët, Princi William sigurohet që fëmijët ta ndjejnë praninë e tij. Momente të thjeshta si këto ndihmojnë Princin Ëilliam të lidhet me fëmijët pa marrë parasysh rrethanat.
Princi William (madje dhe Kate) ka një tendencë për t’u përkulur në gjatësinë e fëmijëve.
Dëshira e tij për të mbrojtur të vegjëlit është veçanërisht e dukshme kur ai i ndihmon fëmijët e tij në situata të vështira. Në këtë rast, ai po ndihmon Charlotten të ngjisë shkallët e avionit, ndërkohë që e lejon atë të ecë vete. Në vend që t’i shtyjë ata me padurim, ai i udhëzon dhe i mbështet ndërsa ecin me ritmin e tyre.
Dhe gjestet e vogla si puthjet, përqafimet, mbajtja e dorës dhe më shumë tregojn se marrëdhënia e tij me fëmijët dhe gruan e tij nuk janë për shfaqje. Këto ndërveprime ndodhin çdo ditë, nëse ka një aparat fotografik rreth e rrotull apo jo.
GoodHouseKeeping

SHKARKO APP