Ekspertët italianë zbulojnë lidhjen e 7 xhuxhave me kokainën

Në çdo fundvit, ka qenë traditë në televizione të transmetojnë filma klasikë me kartonë, ku më i famshmi është Borëbardha me 7 Xhuxhat, një film i Disney i konsideruar për të gjithë familjen. Sipas disa ekspertëve, emrat e personazheve fshehin referenca për kokainën.

Për shembull, kur provoni kokainën për herë të parë, ndiheni të pafat që në anglisht quhet Dopey, një nga 7 xhuxhat.

Një tjetër personazh si Grumpy është gjithmonë i mërzitur dhe i nevrikosur, që nënkupton një person që ka shqetësime të vazhdueshme me kokën.

Sneezy teshtin vazhdimisht, duke nënkuptuar një hundë të rrënuar nga kokaina. Edhe Bashful dhe euforia e Gongolo (i lumtur), konsiderohen si pjesë e abuzimit me lëndën e bardhë.

Dituria e Doc? Një referencë e qartë ndaj ndjenjës së plotfuqishmërisë që i përshkon ata që janë të varur nga kokaina.

Faza e fundit e varësisë që është mpirja, përfaqësohet nga personazhi Pisolo (i përgjumuri).

SHKARKO APP