Ekspertët japin alarmin: Hiqni dorë menjëherë nga Facebook-u

Shkencëtarët besojnë se kanë arritur të gjejnë arsyen përse njerëzit shohin gjatë gjithë kohës rrjetin social Facebook. Të parit diçka që ka lidhje me Facebook-un për një kohë fare të shkurtër, si një logo, sipas ekspertëve i sjell njerëzve shumë kënaqësi.

Dëshira për ta përsëritur këtë kënaqësi bën që njerëzit të futen gjatë gjithë kohës dhe i bën ata të paduruar kur nuk kanë mundësi.

Kur vendosin që të largohen nga Facebook, njerëzve u mungon kjo kënaqësi. Fillojnë të ndihen në faj, shkojnë sërish në Facebook për t’u ndjerë sërish mirë, e më pas ndihen sërish keq.

Shkencëtarët thonë se kjo sjellje është një “cikël i dështimit të vetë rregullimit” që i bën njerëzit të shkojnë online, të dalin e të futen sërish. E gjithë ndjenja e fajit për pamundësinë për t’u shkëputur nga rrjeti social, po dëmton vetë psikikën, thotë Allison Eden nga Universiteti Shtetëror i Michigan, që realizoi këtë studim.

“Njerëzit bëjmë mirë që ta detyrojnë veten për ta fshirë Facebook totalisht nga jeta e tyre”, thotë ajo më tej.

SHKARKO APP