Ekspozita/ “Retrospektiva” e Lumturi Blloshmit

Gjuha e qartë e të vërteta të hidhura rrëfehen në ekspozitën më të re të Lumturi Blloshmit. Galeria Kombëtare shënon projektin e parë artistik të 2016-ës me më shumë se 100 vepra në vaj e fotografi të Lumturi Blloshmit.

E ndarë në cikle ekspozita që mban emrin “Retrospektivë” sjell punimet më të mira të kësaj artisteje 25 vitet e fundit. Me disa cikle që rrëfejnë jo vetëm gjendje shpirtërore, por edhe marrëveshje politike e ironi kundrejt tranzicionit, kuratorët e shohin këtë lloj arti si mjaft konceptual. Për Krenar Zejnon që ka kuruar edhe më parë punët e Blloshmit e veçanta e fotografive të saj janë ndërthurja e tyre së bashku për të formuar instalacione.
Ekspozita çelet më 21 janar dhe do ta presë publikun edhe gjatë muajit shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?