Elegji për Albert Verrinë
Dy ditë më parë u nda nga jeta aktori Albert Vërria. Poeti Përparim Hysi ka kushtuar disa vargje mikut të tij dhe aktorit të dashur për gjithë shqiptarët. Më poshtë mund të lexoni tekstin.
Nga Përparim Hysi
1.
Lajmi i rëndë, buzën na qepi
Krejt, papritur, shkoi Alberti!
Shkoi e iku KAPEDANI
Iku zemëroqeani.
2
Ky, fieraku, nga "Vlora"
Në gjithë rolet ia bën fora
Më shumë role se sa jetë
Por në role ishte Mbret!
3
I tilë ish ai në skenë
Që i ri, u kthye legjendë!
Sa serioz për të detyra
Sikur kish "njëmijë fytyra?!"
4
Se i jepte rolit shpirt
Nëpër natë seç sillte dritë
Që i ri,seç luante plakun
Po me rol zinte "buxhakun"
5
Nëpër role as që njihej
Se në role ai "fshihej"
Herë na bënte për të qeshur
Nëpër rol duke "përqeshur".
6
Bert i dashur, si ia dole
Mbi njëqind e ca role
Dhe ti haje bukë veçan
Të mbetë"nofka" KAPEDAN!
7
Kapedan apo Soll Lili?
Kaporal Pelegrini
Jo,kështu nuk vazhdoj
Se të gjithë dot s' i numëroj.
8
Tek shfletoj tëndin"Album"
Nëpër role zë e humb
Se më humb, o mik, mendimi
Aq i madh është pikëllimi.
9
Tani ike. Jo. S'ke ikur
Dua ta zbutë lajmin e hidhur
Përmend role që pas mbesin
Se Artistët kurrë nuk vdesin.
10
Ti dyfish do mbetesh gjallë
Se je shquar dhe si shkrimtar
Katër libra që botove
Me to vdekjen e dëbove.
11
Prehu i qetë, o miku im!
Ti je NDER për SHQIPËRINË.
Tek e mbyll, nuk ndihem mirë
S'të them dot:- Lamtumirë!
Tiranë, 18 gusht 2015