Elezi: Mësimi online është i vështirë edhe në kushtet më të mira, testimet të pamundura

Mësimi online i zhvilluar gjatë situatës së krijuar nga koronavirusi duket se është i shoqëruar me shumë vështirësi.

Kjo edhe për vetë faktin se ajo u aplikua në një mënyrë të menjëhershme pa u dhënë mundësinë dhe kohën pedagogëve dhe studentëve të adaptohen.

Drejtues i departamentit të matematikës dhe statistikës në universitetin amerikan në Uashington, Artur Elezi i ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora shprehet se mësimi online është i vështirë dhe në kushtet më ideale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elezi: Mësimi në distancë ka dhe disavantazhet e saj në kushtet më të mira. Në universitetin tonë kemi klasa të vogla me nga 28 vetë dhe e bazojmë aktivitetin mësimor mbi punën në grupe, aktivitete të ndryshme. Puna bazohet në energjinë që marrim nga bashkëpunimi me studentët tanë. Është shumë e vështirë që të krijohet kjo metodë mësimdhënie në mësimin në distancë. Kjo është vështirësia e parë. Vështirësia e dytë është se ka shumë lëndë dhe shumë degë që e kanë të pamundur që të zhvillohen online. Ky sistem u aplikua në konditat e një shoqërie në stres dhe u aplikua me një kthesë të menjëhershme. Kjo kthesë nuk na lejoi që të adaptonim programet në mënyrë të mirëfilltë me trajnime të stafit pedagogjik. Stresi i përgjithshëm i shoqërisë manifestohet me faktin që studentët në mënyrë të menjëhershme humbën lirinë. Kjo krijon një gjendje shumë të rëndë psikologjike. Kjo situatë i demotivon studentët për sa i përket mësimit online, kjo e fundit nuk është gjendja më e rëndësishme. Ne e ulëm ritmin e punës. U bëmë pak më shumë fleksibël në drejtimin e marrëdhënieve me studentët. Pamë dhe çdo situatë të sudentëve tanë dhe mundësitë e tyre për të ndjekur mësimin online. Të gjithë janë në shtëpi. Kanë hapësira apo jo apo kanë internet për të ndjekur takimet online.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ai shprehet se dhe procesi i vlerësimit të studentëve është i pamundur në këto kushte.

Elezi: Në konditat e një sistemi online, megjithëse mësimi zhvillohet në distancë, testimet zhvillohen në ambjente të mbyllura nën mbikqyrje. Por tani meqënëse gjithçka është e mbyllur është një proces i pamundur. Ka qenë dhe do mbetet një problem shumë i madh. Ne jemi përpjekur të organizojmë disa forma, por sërish është e vërtetë. Është e vështirë që të bëhet një gjë e tillë është në këtë situatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?