Elhaida Dani: Emrin e Shqipërisë do ta çoj në skena më të mëdha

Këngëtarja Elhaida Dani faleëderon të gjithë ata që e kanë votuar në natën finale të Eurovision por premton se do ta çojë emrin e Shqipërisë në skena edhe më të mëdha.

Në një reagim në faqen e saj në Facebook, këngëtarja shkodrane shprehet se pavarësisht nëse publiku ka gjykuar se ka patur gabime në interpretimin e këngës, çdo tingull sipas saj, ka qenë i ndjerë si kurrë më parë.

“Ndihem e përulur ndaj mbështetjes që më keni dhënë… Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj punë, fjalë të padrejta, netë të tëra pagjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si rradhë herë, për një këngë, për mua”, ësshtë shprehur përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision.

Dani thekson se “të jesh në atë skenë nuk është e lehtë. Duke pas përgjegjësinë të përfaqësoj vendin tim më ka emocionuar shumë dhe ndoshta më mirë, pasi çdo tingull që kam njxerr nga trupi im ka qënë i vertetë, i saktë apo jo , ai ka qënë i sinqertë dhe i ndjerë si asnjëherë më parë”.

Më tej, Elhaida shprehet se “ky status është vetëm për ju, të gjithë ju që më mbështetët. Për votat e shumta që shpenzuat për mua gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Tani nuk duhet të mërzitemi pasi më besoni, do punoj shumë që emrin e Shqipërisë ta marr me vete edhe në skena më të mëdha”.

SHKARKO APP