Elhaida Dani fituese e Festivalit në RTSH, përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Elhaida Dani është fituesja e edicionit të 53-të të Festivalit të këngës në RTSH dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm në Eurovizion.

“Kjo do të thotë shumë për mua , faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj vendim tim në një festival kaq të rëndisishëm, faleminderit jurisë, drejtuesve të festivalit madhështorë, krijuesve të këngës sime”, u shpreh Elhaida pas marrjes së çmimit.

Juria e përbërë nga Agim Doçi, Dadid Tukiqi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku , Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi vlerësuan me 82 pikë këngën “Diell” me muzikë të Aldo Shllakut dhe tekst të Viola Trebickës dhe Sokol Marsit, ndërsa në vendin e dytë u rendit Bojken lako me këngën “Të ndiej” dhe në të tretin Linda Halimi me këngën “S’të fal” të këngëtares Linda Halimi.

Kurse Gjergj Leka mori çmimin e intepretimit me këngën “Himn”, ndërsa kënga “Bajram” e “Offchestra” mori çmimin e jurisë Pop.

 

SHKARKO APP