Elhaida Dani: Ja konkurenti që më tremb më shumë

 

Elhaida Dani ka qënë e ftuara speciale në emisionin MAD Day me Fatmën.

Këngëtarja e njohur ka rrëfyer disa sekrete dhe u duk qartë se kaloi një kohë shumë të këndshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur nga Fatma se çfarë do të veshë në skenën e madhe të Eurovision-it, Elhaida tha se ende nuk e di por një gjë është e sigurt; Asnjë motiv shqiptar. Ajo thotë se kënga e saj e preferuar është ajo e Italisë me titull “Grande Amore”

Swiss Digital Mobile Reklama

Elhaida ne MAD Day pohoi se me raste i pëlqen të rrijë vetëm. Edhe pse të gjithë ju mund të mendoni se në vetminë e saj ajo këndon kjo nuk është e vërtetë.

Elhaida thotë se momentet e saj me veten janë tepër intime dhe nuk përfshihet asgjë përveçse mendimet e saj dhe planet për të ardhmen. Kjo ishte intervista e fundit per Elhaidën ne MAD Day përpara se të niset për eventin e madh “Eurovision”.

Ajo gjithashtu tha se do të këndojë në një koncert në Venezia të Italisë në datën 8 Maj e më pas do të niset në 11 Maj për në Vienë.

Klipi i këngës “I’m Alive” ka përfunduar dhe Elhaida tha se është duke u përgatitur version në gjuhën italiane dhe ai akustik. Por version me interesant ishte ai qe ajo performoi ekskluzivisht per MAD Day: https://youtu.be/uAf7pCvYZcg

Gjithashtu ajo tregon se xhirimet e këtij klipi janë bërë në Tiranë dhe kanë zgjatur 5 ditë. Produksioni i gjithë momenteve në backstage është realizuar nga MAD Tv dhe ju mund ta shihni ketu: https://youtu.be/P8qDJwutwEY

Ky material do të transmetohet edhe në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube. Këngëtarja thotë se ndihet vërtet e lodhur dhe nuk ka kohë për gjumë por do të mbledhë forcat dhe do të shkëlqejë në Eurovision pasi thotë se synon finalen. (Marrë nga mad.al)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?