Elhaida Dani: Ja pse vendosa të mbështes Erjon Veliaj

 

Pas shfaqjes së këngëtares shkodrane Elhaida Dani në një spot elektoral, ka pasur mjaft reagime në rrjetet sociale për “përfshirjen” e saj në politikë. Reagimet e publikut, kryesisht bazoheshin për vlerësimin që i bën këngëtarja shkodrane kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë, Erion Veliaj. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, zërave pse pranoi të përfshihet në një fushatë politike dhe pse pranoi të dalë hapur në mbështetje të kandidatit të Tiranës, Erion Veliaj, kur është shkodrane, Elhaida e ka një shpjegim: “Kam lindur dhe jam rritur në Shkodër, por që nga viti 1998, familja ime është regjistruar me vendbanim në Tiranë, në Njësinë Bashkiake Nr. 4. Prandaj prej vitesh jetojmë dhe votojmë në Tiranë. Për sa i përket përfshirjes sime në spotin elektoral për Erion Veliajn, kjo është një përfshirje e imja pa interes ekonomik apo politik. E njoh Erionin prej vitesh, admiroj energjinë e tij dhe çdo fjalë që them në spot, është shprehje e një mendimi personal”.

Sipas Elhaidës, politika nuk e prish imazhin e një artisti, siç mund të mendojnë disa: “Muzika mbush çdo pjesë të jetës sime dhe do të vazhdojë të jetë kështu, por kjo nuk do të thotë që për shkak të saj duhet të privohem nga shprehja lirisht e asaj në të cilën besoj”,- ka thënë këngëtarja për gazetën “Panorama”.

SHKARKO APP