Elhaida Dani kryeson sondazhin e Eurovizion

Një sondazh i Wwibloggs ka ngjitur Elhaida Danin në krye të klasifikimit të konkurrentëve që pritet të performojnë sot në mbrëmje në skenën e madhe të Eurovizion.

“Elhaida Dani me “I”m Alive” ka grumbulluar 10 mijë e 324 vota dhe ky duket se është një rikthim pasi siç tha ajo në një intervistë të fundit kishte humbur zërin dhe i duhej mos këndonte për tre ditë”, shkruan Wwibloggs.

Elhaida ka lënë pas Belgjikën dhe Rusinë duke dalë në vendin e parë.

Mbrëmjen e edicionit të 60-të të festivalit  Eurovizion, i cili do të mbahet këtë vit në Austri, do të çelet nga fituesja e edicionit të kaluar, Conchita Wurst, që në këtë rast luan edhe rolin e të “zonjës së shtëpisë”. Sipas traditës do të jetë pikërisht ajo, e cila do të  hapë siparin e kësaj mbrëmje.   

Më pas pjesëmarrësit nga 33 vende të botës do të debutojnë në skenë duke “sfiduar” njëri-tjetrin në gjysëm finale, për të arritur më pas në finalen e datës 23. -Shqipëria këtë vit përfaqëson nga këngëtarja shkodrane Elhaida Dani, me këngën “I’am Alive”, ndërkohë shtete të tjera përfaqësuese mund  të përmendim  Italinë me  grupin “Il Volo”, Gjermaninë me këngëtaren Ann Sophie, Francën me Lisa Angell, Spanjën me Edurne etj.

SHKARKO APP