Elhaida Dani: Në Eurosongun e Vjenës do të synoj finalen

Ashtu edhe sikurse është mësuar tash më, Elhaida Dani do të jetë artisja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong-un e këtij viti. Në këtë intervistë për “Vip Pages”, artistja rrëfen emocionet e derimëtanishme për kompeticionin e rëndësishëm që e pret.

Synimi i Elhaidës është të përfaqësojë vendin tonë në mënyrë dinjitoze, si dhe ta çojë këngën “I’m alive” në natën finale.

Kjo eksperiencë nuk ka mbetur pa e shënjuar karrierën e këngëtares, e cila shprehet se është e lumtur që emri saj ka gjetur vend edhe në skenat ndërkombëtare.

Elhaida thotë për “GSH” se ka besim në dashurinë e shqiptarëve dhe e di që do ta votojnë. Vetë ajo po përgatitet të japë maksimumin!

SHKARKO APP