Elina Duni nis turin ballkanik me dy shfaqje në Tiranë

Për dy net rresht Elina Duni Quartet dha shfaqje në sallën e koncerteve të Katedrales Ortodokse. 
Si pjesë e lançimit të albumit të tyre të 4t në studio, Elina Duni Quartet kanë filluar – në mënyrë të përshtatshme – një tur ballkanik duke nisur nga Tirana. Në 14 dhe 15 shtator këngëtarja e lindur në Shqipëri dhe e rritur në Zvicër, magjepsi audiencat në dy shfaqje ku biletat ishin shitur të gjitha.
“Në tekstet dhe zërin e kësaj muzike gjejmë elementin shqiptar: pasion, dhimbje, thellësi, dhe contrast. Por gjithashtu gjejmë edhe elementin zviceran: preçizion, aftësi teknike dhe butësi”, tha Ambasadori zviceran në Tiranë Christoph Graf përpara hapjes së koncertit në natën e parë. “Shprehja muzikore na lidh të gjithë ne pavarësisht gjeografisë apo vendit. Në botën e artit dhe krijimtarisë ndryshimet kombëtare pushojën së qeni strikte dhe të ngurta”, tha Ambasadori Graf.
Të dy shfaqjet treguan këngë nga albumi i ri Dallëndyshe i cili është frymëzuar nga tema si mërgimi dhe dashuria. Këto janë këngë tradicionale popullore shqiptare të ripunuara dhe të rishikuara përmes një kuadri bashkëkohor, të xhazit. Kuarteti ka tërhequr shumë vëmendje në rrethet e xhazit nëpër Evropë dhe Britani dhe tani po vendos një emër gjithashtu në skenën ballkanike të muzikës.
Përveç këngëtares Elina Duni, kuarteti përmban tre muzikantë të tjerë zviceranë të cilët tregojnë aftësi të shkëlqyera në përzierjen e materialit folk me xhazin modal dhe improvizimet. 
Turi është gjithashtu pjesë e Ditëve Muzikore Zvicerane 2015, një festival që promovon shkëmbimet muzikore midis Zvicrës, vendeve të ish-Jugosllavisë, dhe Shqipërisë. Pas Tiranës, Elina Duni Quartet do të ketë shfaqje në Shkup, Prishtinë, dhe së fundi në Beograd.
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri mbështeti të dy koncertet e mbajtura në Tiranë si pjesë e përpjekjeve të saj për të krijuar ura kulturore midis dy vendeve

SHKARKO APP