Elisabetta II pasardhëse e Profetit Muhamed? Rindizet debati

Bota myslimane është “nën ethe” pasi një e përjavshme marokene Assahifa Al-Ousbouia, publikoi një studim, sipas të cilit mbretëresha Elisabeta e II-të është pasardhëse e drejtpërdrejtë e profetit Muhamed.

Një teori kjo që duket se nuk është  e re, duke qenë se në vitet ’80-të u fol për këtë gjë.

Risia qëndron në brendësi të pemës gjenealogjike që gazeta islamike ka publikuar duke ndezur një debat shumë interesant.

Debat, që sigurisht shkoi deri në gjykatë, duke qenë se prestigjozja Times ka marrë lajmin dhe ka cituar edhe një studiues të famshëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Starkey.

Studiuesi thotë se kjo nuk është e provuar, përveç faktit që shtëpia Windsor ka lidhje të sigurta me Seviljen.

Duke parë pemën gjenealogjike të ndërtuar nga gazeta marokene, arrihet tek Abu al-Qasim Muhammad ibn Abbad, sovran mysliman i Seviljes, i cili vdiq në 1042-shin.

Ky i fundit njihet si pasardhës i Hasan ibn Ali, thënë ndryshe nipi i Muhamedit, i biri i Fatimes, vajzës më të vogël të Profetit.

Zaida, ribelja është një grua, princeshë myslimane që jetoi rreth viteve 1000.

Ajo u arratis nga Sevilja për t’u martuar me mbretin Alfonsi i VI-të i Kastiljes. Një pasardhëse e tyre do të bëhej gruaja e Rikardos së Konisburgut, pra gjyshja e Elisabetës.

Një histori vërtet tërheqëse që mundet, nëse do të ishte e  vërtetë, të ndërtonte një urë lidhëse mes feve.

SHKARKO APP