Elitat super të pasura të Londrës lënë ‘jashtë kufijve’ shtresat e varfra të shoqërisë
Londra është bërë “epiqendra e elitave” në Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë “jashtë kufijve” të rinjtë me prejardhje më të varfër, sipas një lëvizje sociale të bamirësisë.
Kostoja e lartë e strehimit është bërë një pengesë sociale. Një studimin i Shkollës së Ekonomisë në Londër, thotë se lëvizja sociale është më e lehtë jashtë kryeqytetit.
Raporti thotë se është gjithnjë e më e vështirë për të rinjtë të transferohen në Londër dhe për të nisur një punë me pagë të lartë të përqendruar në kryeqytet.
“Ata që përfitojnë më shumë nga mundësitë në Londër ose kanë lindur atje ose janë të privilegjuarit ekonomikisht nga pjesët e tjera të vendit,” është shprehur Sir Peter Lampl, themeluesi i Trust duke shtuar se “Londra në thelb është jashtë kufijve për njerëzit ambiciozë me prejardhje të varfër që rriten jashtë kryeqytetit.”
Kjo përkeqësohet nga praktika të tilla si studime apo praktika të cilat duhet të paguhen nga vetë të rinjtë, të cilat janë të disponueshme vetëm për ata që mund të përballojnë jetën dhe punojnë në Londër.
Rritja e ultra të pasurve në Londër në dekadat e fundit ka qenë më e theksuar me pasuritë që shpesh vijnë nga financat dhe bankat.
Shtresat e larta nuk e shohin veten si “veçanërisht me fat” sepse janë “të rrethuar nga shumë njerëz të tjerë si ata vetë”, thuhet në studim.
Raporti paralajmëron një ndarje sociale dhe gjeografike, me njerëz shumë të pasur në Londër që kanë kontakte të rralla me ata që përballen me rrethana shumë më të vështira.
Por nëse lëvizja sociale është bërë e vështirë në Londër, raporti thotë se duket se ka pasur mundësi shumë më të mëdha për përparim jashtë kryeqytetit.
Dy të tretat e shoqërisë të cilët kanë ardhur nga prejardhja e klasës punëtore dhe më pas kanë hyrë në profesione të statusit të lartë e kanë bërë këtë duke qëndruar pranë vendit ku u rritën. Kjo shkallë e përparimit ka qenë më e disponueshme për njerëzit që nuk lëvizin larg nga qytetet e tyre të lindjes, duke u pasuruar në punë siç janë mjekësia ose ligji.
SCAN