Elizabeta II feston 94-vjetorin nëpërmjet video zoom

Mbretëresha Elisabetë ka marrë një urim të veçantë në 94-vjetorin e lindjes. Pikërisht në këtë ditë kur janë anulluar festimet për shkak të situatës me covid 19, Pallati mbretror ka publikuar pamje arkiv ku shfaqet mbretëresha në moshë të re. Ndërsa urimet nga pjesëtarët e familjes mbretërore kanë ardhur virtualisht nëpërmjet video zoom.

Londer- Në 94-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Elisabeta e II, Pallati mbrëtëror ka publikuar video ku shfaqet mornakia në një feste private së bashku me motrën e saj. Filmat arkivë nga “Royal Collection Trust” zbulojnë kujtime të sinqerta për dy motrat që rriten dhe ofrojnë një pasqyrë të rrallë në jetën familjare për mbretëreshën, si një princeshë e re. Në video mbretëresha shfaqe duke luajtur me një karrocë për fëmijë në një kopsht si dhe duke vallëzuar në një jaht.

Urime nuk kanë munguar as nga trashëgimtari i fronit, Princi Charles si edhe Princi William së bashku me Kate Middleton. Ndërsa  pritet edhe urimi i dukës dhe dukeshës së Sussex të cilët jetojnë Në Los Anxhelos pasi vendosën të heqin dorë nga detyrat e tyre mbretërore.

Mbretëresha shënon ditëlindjen larg familjes së saj ndërsa izolimi në Britani për shkak të pandemisë vazhdon. Ajo dhe bashkëshorti i saj 72 vjeç, Duka i Edinburgh, ndodhen në Windsor Castle në Berkshire. Urimi për monarken nga fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj erdhi nëpërmjet video zoom.

SHKARKO APP