Elmaz Sherifi: Vizionari dhe dështimet spektakolare

Elmaz Sherifi

Nga Prof. Dr. Elmaz Sherifi –
Kryeministri e parashikon 2020 vitin më të suksesshëm të qeverisjes së tij 7 vjeçare!
Dhe duhet “besuar”. Sepse sipas “vizionarit” në Shqipëri nuk ka krizë politike e shqiptarët janë të “lumtur” që ra tërmeti, pasi nga Programi i Rindërtimit do të vijë rritja ekonomike!
Ju po e shihni sa bukur ka filluar ky vit. Vrasjet dhe largimet nga Shqipëria zënë faqet e para të gazetave.
“Vizionari” deklaroi para gazetarëve se shikon më larg e më lart se kushdo!
Prandaj në politik luan si shahist. Ai në 2019-n parashikoi ndryshimin e kufijve të Kosovës! Ju kujtohet si insistonte që marrëveshja me Serbinë të bëhej pa humbur kohë, sepse, sipas vizionarit, e dëshironin edhe SHBA-të?
Sa gazetarë u mrekulluan ato ditë! Se lëvizja e “vizionarit” do bashkonte Shqipërinë me Kosovën dhe “ndërmjetësuesi” e parashikonte “vizionarin” si kandidatin numër 1 për President!?
E tillë është edhe nisma për Shengenin Ballkanik!
Nuk do më dalë shpirti pa hequr kufijtë në Ballkan, – deklaroi “Vizionari”! Këtu ka një pikëpyetje. Cili është ideatori? Se e pretendon Vuçiç, Sejdiu, Atifete dhe Vizionari!
Duke e pretenduar “Vizionari”, humbi mbështetjen te të gjithë kosovarët! I pari është Albini! Nëse do hapen kufijtë, përse u ngrit trau me pagesë në Rrugën e Kombit?
Le të presim. Ambasadorja e SHBA deklaroi se çështja e parë e agjendës së saj është zgjedhja e krizës politike në Shqipëri. “Vizionari” nuk pranon se ajo ekziston. Të shohim si do e bindë ambasadoren, se shqiptarët janë të “bindur” se jetojnë mrekullitë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?