Elsa Demo: Gazetari duhet të luftojë nga froni i tij dhe jo “fb”

Për të analizuar javën mediatike, e ftuar në “A show” në News24 ishte këtë të hënë gazetarja Elsa Demo. Ajo ka komentuar përballjet apo përplasjet e kryeministrit me gazetarët që shpesh përfundon në përplasje personale.

Ajo thotë se “Personalja, po shpërdorohet shumë nga ata që e përdorin si argument, sepse janë gjithnjë të predispozuar për ta shmangur debatin e drejtpërdrejt, për të shmangur argumentet dhe për t’u endur në fushën e spekulimeve sa më shumë të munden”.

Gazetarja ka kritikë për reagimin e shkrimtares Elvira Dones dhe kritikën e saj, madje akuzën e saj të fortë drejtuar kryeministrit.

Gazetarja flet për krizën në të cilën është përfshirja media dhe lidhja e medias me rrjetet sociale. Elsa Demo mendon se gazetari duhet të luftojë nga froni i tij dhe jo përmes statuseve në facebook.

Ajo ka shqetësim për atë që e quan “katrahura e portaleve”, një situatë ku kërkohet shumë më tepër përgjegjësi nga gazetarët, pasi sipas saj, është kthyer burimi i informacionit në një anonimat që nuk mban përgjegjësi.

SHKARKO APP