Elton Deda, zgjidhet drejtor i festivalit të RTSH

Tashmë është zyrtare që Elton Deda të jetë drejtori i festivalit të RTSH. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga vetë këngëtari, përmes një statusi në Facebook teksa zotohet se do të bëjëmaksimumin
"Të dashur miq e kolegë! Dua t'ju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! 
Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe sëbashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. 
Nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i perjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme. Sinqerisht, Ton Deda".

SHKARKO APP