Elton John anullon koncertet për të marrë pjesë në dasmën mbretërore
Këngëtari i njohur Elton John është mik i ngushtë i familjes mbretërore dhe ka pasur marrëdhënie të ngushta me princeshë Dianën.
Ylli i muzikës thuhet se ka anulluar dy koncerte për tu siguruar se do të jetë i lirë për të marrë pjesë në dasmën mbretërore të princ Harryt dhe Meghan Markle në maj, raporton The Sun.
Ikona 70 vjeçare e muzikës nuk do të marrë pjesë në koncertet e planifikuara në Las Vegas në 18 dhe 19 maj, në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë ose të performojë në ceremoninë madhështore që do të mbahet.


KOHA JONË SONDAZH

