Elton John një dedikim prekës nënës së tij

Sir Elton John ka përkujtuar nënën e tij të ndjerë, Shirley, ndërkohë që ka performuar në Hamburg, Gjermani, mbrëmjen e së mërkurës.

Këngëtari 70-vjeçar i ka dedikuar një performancë emocionuese nënës së tij, pasi tregoi që “Your Song” e kishte shkruar pikërisht në shtëpinë e saj.

Përkujtimi i tij vjen vetëm dy ditë pasi Sheila u nda nga jeta në paqe dhe pa vuajtje, në moshën 92-vjeçare.

Teksa është ngjitur në skenë, Elton ka thënë: “Eshtë një ditë e vështirë për mua pasi nëna ime u nda nga jeta. Jam i lumtur të them se ajo u largua në paqe, pa dhimbje. Ndoshta më herët seç duhej të ikte. U shokova nga ky lajm”.

SHKARKO APP