Elvana Gjatën e “thërret historia”, nesër prezantohet me një klip për kombëtaren
Thërret historia! Ky është titulli i këngës më të re që do të sjellë para publikut këngëtarja Elvana Gjata, e cila për realizimin e saj, ka bashkëpunuar me këngëtarin lori Mumajesi . Kënga do të shoqërohet me një videoklip ku do të dominojnë ngjyrat e flamurit kombëtar dhe do të transmetohet për herë të parë nesër për të gjithë adhuruesit e Elvana Gjatës. Një këngë e cila do t’i dedikohet kombëtares së futbollit shqiptarë dhe me siguri do të mirëpritet në publik. Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtarja në rrjetet sociale ku thekson se më datë 19 mars vjen kënga e saj e re, “Thërret historia”.