Ema Andrea dhe Neritan Liçaj, “Me syrin e një klouni”
Rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Me syrin e një klouni” nga autori gjerman Heinrich Böll.
“Me syrin e një klouni” është drama e artistit të përjashtuar nga shoqëria, familja, e dashura dhe qarqet kishtare për arsye të antikonformizmit dhe rebelimit ndaj normave sunduese në shoqërinë e mirëqenies ekonomike dhe botës së show-biznesit, për arsye të mospajtimit me fshehjen dhe shtrembërimin e së kaluarës.
Përkthyer e përshtatur nga Adrian Klosi, regjisorja Ema Andrea e rikthen në skenë pas 8 vitesh, bashkë me aktorin Neritan Liçaj dhe me skenografi nga Edi Hila.
Kjo dramë do të vihet për publikun në datat 28 shkurt dhe 1 mars, në skenën e Teatrit Kombëtar.