Emigrantët zbarkojnë tek plazhet nudiste

Dhjetra emigrantë kanë zbarkuar në një plazh të populluar nudist në bregun e Del Canuelo në Costa del Sol. Plazhistët nudo shihnin të hutuar ndërkohë që grumi me më shumë se 30 emigrantë vraponte drejt pyllit për të shmangur rojet e kufirit spanjoll. Emigrantët kishin kaluar ngushticën e Gjilbratarit, duke lundruar nga bregu i Marokut.

Ardhja e tyre ndodhi pasi kryebashkiaku i portit të afërt të Algjerisë paralajmëroi se qyteti i tij, Tarifa, është në qendër të një “krize të re emigrantësh” pasi 1,000 të arratisur e mësynë atë javën e kaluar.

José Ignacio Landaluce paralajmëroi se qyteti i tij rrezikon të kthehet në një ‘Lampedusa të re’, duke iu referuar një ishulli italian, i cili u mbipopullua nga emigrantët. ”Shpresoj që BE të punojë mbi politikat globale të kësaj: mund të jetë problemi ynë fillimisht, por nesër, apo javës tjetër, muajin tjetër, ky problem do të jetë në zemër të Europës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?