Emigrantja takohet me prindërit e moshuar në aeroport pas 20 vitesh

Maria Elena Esparza mori një vendim për të ndryshuar jetën 20 vjet më parë, duke lënë prindërit e saj dhe 10 ditë vëllezërit dhe motrat prapa në Meksikë për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke pasur frikë nga arrestimi për shkak se ajo është pa dokumente, 40-vjeçarja nuk e ka parë familjen e saj për dy dekada.

Së fundmi, ajo ndërmori nismën për t’u ribashkuar me prindërit e saj të moshuar në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma pasi ata bënë udhëtimin nga vendlindja e tyre.

Babai i saj, Sostenes Esparza-Munos, 81 vjeç, dhe nëna, Esperanza Rodriguez-Rodriguez, 80 vjeç, përfunduan udhëtimin duke ndërruar tre aeroplanë Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma.

Në fillim, nëna e Maria Elena nuk e njohu vajzën e saj pas ndarjes për kaq shumë vite nëpërmjet murit të kufirit.

Vajza e saj 20-vjeçare, Maria Acosta-Esparza, u përpoq të shfrytëzonte çdo sekondë të takimit të ngrohtë të nënës dhe babait të saj brenda zonës pritëse të aeroportit.

“E pra kjo ishte shumë emocionale”, tha Maria Elena për Daily Mail të martën, ndërsa ajo ishte në rrugë për të parë prindërit e saj.

“Ishte një ditë shumë e veçantë për mua. Ishte diçka e papërshkrueshme. Unë as nuk e di se si ta shpjegoj”.

SHKARKO APP