Emisioni i ri i Rudina Xhungës do t’ju bëjë të rrini në Shqipëri

Në fillim të tetorit, Rudina Xhunga konfirmoi se s’ka ndërmend të lëvizë nga News 24, ndërsa sot bëri publik formatin e emisionit. Quhet ”Shqiptarë të Mrekullueshëm”, transmetohet çdo të dielë në mesditë në ”News 24” dhe në fokus ka shqiptarë që ia kanë dalë të bëjnë diçka të vyer.

”Ndjej në takime me njerëz, në shtëpinë time që Shqipëria s’bëhet, fajin e kanë njerëzit, shqiptarët duan të ikin. Unë hyj te njerëzit që s’duan të ikin. Unë dua të jetoj këtu. Unë hyj te njerëzit që e duan këtë vend, që e tregojnë këtë vend dhe që besoj te njerëzit e këtij vendi. E kam bërë gjithmonë, thjesht në mënyra të ndryshme”.

Emisioni u ideua fillimisht për publikim në YouTube, meqë aty s’ka barriera por meqë kishte ndërtuar një audiencë në News 24, gazetarja i ftoi ta ndiqnin të dielave. Xhunga beson se nëse ekspozohemi ndaj shembujsh të suksesshëm, mund të frymëzohemi të bëjmë diçka për veten dhe vendin. ”Unë dua të jetoj këtu. Unë dua të rris fëmijën tim këtu. Nuk mjafton t’i rregulloj pragun e shtëpisë. Duhet të kujdesem për përtej pragut”,-tha ajo.

SHKARKO APP