Enca Haxhia shkruan pse e kanë inat

Këngëtarja Enca Haxhia është një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Vetëm dy ditë më parë, Enca ka publikuar projektin e saj më të ri, me titull “Dua”, videoklip i cili e sjellë këngëtaren në skena tejet të nxehta me modelin Pierluigi Facassi.

Kënga ka marrë një sërë reagimesh si pozitive dhe negative, por ajo që u vu re ishte një mbështetje e vakët nga ana e kolegëve të saj; e pavarësisht kësaj kënga e Encës në më pak se 24 orë ka arritur mbi 1 milion klikime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një statusi, ajo thyen akullin dhe tregon se ku qëndron problemi, duke thënë se është shkak i asaj që e urrejnë për suksesin që po arrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“A e dini pse këta artistët tjerë/kolegët kurrë nuk më kanë mbështetur? Sepse ata e urrejnë të më shohin mua ta bëj më mirë sesa ata.  Veçanërisht pa ndonjë mashkull ose dashnor krah meje, Ahahahaha”, shkruan ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?