Ende asnjë shenjë nga nëna me djalin 8-vjeçar dhe dy foshnjat

Skuadrat e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje operacionin në banesën e familjes Lala, në Durrës, që është edhe një ndër familjet e goditura rëndë nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

BW solli pamjet e mëngjesit nga pallati i shkatërruar totalisht, ku shihen skuadrat duke punuar për nxjerrjen e trupave të pajetë të familjarëve, ku mes rrënojave ndodhen edhe trupat e tre fëmijëve të mitur, binjakëve Dionis e Dionisa Lala, që ende nuk kanë bërë 2 vjeç, si dhe vëllait të tyre, Emilio Lala, 8 vjeç, ndërsa është nxjerrë e pajetë motra e tyre, Amelia Lala, 8 vjeçe.

“Vijojnë prej orësh të zgjatura kërkimet për të gjetur mbase të gjallë pjesëtarët e familjes Lala, një familje e goditur rëndë nga tërmeti,- tha gazetarja Klodiana Lala. – Kërkimet po zgjasin shumë dhe ende skuadrat e kërkim-shpëtimit nuk dinë asgjë për fatin e Marjeta Lalës, gruaja që kishte me vete edhe katër fëmijët e saj. Nuk dihet asgjë për fatin e Emilio Lalës, 8 vjeç, nuk dihet asgjë për fatin e binjakëve Dionis dhe Dionisa, që ende nuk kanë mbushur 2 vjeç. Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, që ishte person me aftësi të kufizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo familje ka humbur deri më tani gjyshen, Sadete Lala, Amelia Lala, 8 vjeçe, Griselda Lala, motra e Ramë Lalës, djalit 17-vjeçar i vetmi i mbijetuar deri më tani. Albert Lala është babai i katër fëmijëve, njëra prej të cilave Amelia është nxjerrë e pajetë, ndërsa nuk dihet asgjë për tre fëmijët e tjerë dhe nënën e tyre. Aty ka lot, ka britma, trishtim, por edhe shpresë, sepse skuadrat e kërkimit iu kanë komunikuar se mund të ketë shpresë”, tha gazetarja Lala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?