Ende pa emër princi i vogël, komisioneri tregon zgjedhjen e tij

Duka dhe dukesha e Kembrixhit nuk kanë zbuluar emrin që i kanë vënë fëmijës së tyre të tretë, njëkohësisht princi më i vogël në botë që erdhi në jetë para pak ditësh. Ndërsa pritjet vijojnë për emrin e princit, William iu bashkua anëtarëve të familjes botërore për festën kombëtare Anzac në Londër. Komisioneri i Lartë i Zelandës së Re, Jerry Mateparae kur u takua me princin William i dha ide për emrin duke i thënë: “Jerry do ta pëlqente shumë nëse do e quanit Jerry.” “Jerry është emër i fortë”, iu përgjigj William duke shtuar se Kate me foshnjen janë në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjithë janë në pritje të emrit që duka dhe dukesha kanë zgjedhur për princin. Ka patur spekulime se kanë zgjedhur Albert, emrin e bashkëshortit të Mbretëreshës Victoria dhe atë të babait të Mbretëreshës, George.

SHKARKO APP